I përjetshmi Roy Hodgson, rikthehet në pankinë, do të drejtojë Bristol City

I përjetshmi Roy Hodgson, rikthehet në pankinë, do të drejtojë Bristol City

Fjala ‘pension’ duket se nuk ekziston në fjalorin e Roy Hodgson. Trajneri legjendar anglez vendosi të kthehet në pankinë në moshën 78 vjeçare duke pranuar të drejtojë si trajner i komanduar deri në fund të sezonit skuadrën e Bristol City që aktualisht është në vendin e 16 në Championship. Ish trajneri i Interit, një figurë legjendare në futbollin britanik dhe jo vetëm, do të takohet më skuadrën e tij të re ditën e hënë dhe do të kthehet zyrtarisht në pankinë të premten e 3 prillit më sfidën e javës së 40 të Divizionit të Dytë të futbollit anglez. ‘Pata bisedime shumë të mira me drejtuesit e klubit dhe jam me të vërtetë i lumtur për mundësinë që m’u dha që të ndihmoj skuadrën në...