Harry Maguire dënohet sërish në Greqi, 15 muaj burg me kusht për një sherr të vitit 2020

Harry Maguire dënohet sërish në Greqi, 15 muaj burg me kusht për një sherr të vitit 2020

Harry Maguire nuk po mund të gjejë qetësinë me drejtësinë greke. Mbrojtësi i Manchester United dhe përfaqësueses angleze është dënuar me 15 muaj burg(në vendimin e parë ishin 21 muaj) me kusht nga një gjykatë greke për incidentin e ndodhur në vitin 2020 në Mykonos, një lajm që u bë i ditur nga Sky Sports. Në vitin 2020, Harry Maguire u shpall fajtor për lëndime personale, tentativë korrupsioni dhe dhunë ndaj zyrtarëve publike pas një arrestimi të tij në një sherr ku dy agjentë të policisë u sulmuan. Avokatët e Maguire, bënë të ditur se do të apelojnë këtë vendim në Gjykatën Supreme greke; mbrojtësi gjithnjë i ka mohuar akuzat në mënyrë kategorike dhe jo më kot Maguire ka refuzuar disa herë mundësinë për të...