Dita më e trishtuar e Tudor, i ati ndërroi jetë, trajneri e mësoi në ndeshjen e Tottenham

Dita më e trishtuar e Tudor, i ati ndërroi jetë, trajneri e mësoi në ndeshjen e Tottenham

Igor Tudor është në zi; babai i tij, Marco ndërroi jetë pikërisht gjatë zhvillimit të ndeshjes së Tottenham me Nottingham Forest e fituar nga kjo e fundit me rezultatin 3-0. Pas përfundimit të kësaj sfide që i lë londinezët 1 pikë para zonës së rënies nga kategoria, trajneri kroat nuk u paraqit në konferencën për shtyp teksa e mësoi lajmin e hidhur pak sekonda pas fërshëllimës së fundit të arbitrit. Përpara medias u paraqit Bruni Saltor që shpjegoi arsyet e mungesës së Igor Tudor. ‘Trajneri nuk mund të jetë këtu për shkak të një zie të papritur familjare-tha Saltor-është një çështje personale dhe sigurisht është një moment i vështirë për të’. Më pas, një prej të përditshmeve kroate, Sportske Novosti, konfirmoi ndarjen nga jeta të...