Çështja e ditës, a po i vjen fundi epokës Guardiola tek Manchester City?!
E ardhmja e Pep Guardiolës si trajner i Manchester Cityt është rikthyer në qendër të vëmendjes, pavarësisht faktit se kontrata e tij është deri në qershor 2027. Diskutimet po nxehen, veçanërisht në dritën e një sezoni të vështirë në Premier League dhe Ligën e Kampionëve të UEFA-s, me shumë njerëz që vlerësojnë se cikli i trajnerit katalanas mund të jetë duke ardhur drejt fundit. Midis tyre është Felix Kroos, vëllai i legjendës së Real Madridit, Toni Kroos. Duke folur për podkastin “Einfach Luppen” ish-futbollisti gjerman pohoi se sheh shenja të qarta ndryshimi në sjelljen e Guardiolës. “E shoh krejtësisht ndryshe tani. Ai është aty, por i lë gjërat të rrjedhin. Më parë, ai ishte vazhdimisht në lëvizje, duke dhënë udhëzime, duke jetuar çdo fazë me intensitet”,...
Burimi:
top-channel.tv