Casemiro nuk largohet nga Europa, braziliani në hapat e Luka Modric, kërkon transferimin në Itali
Casemiro është i vendosur të vazhdojë karrierën në Evropë pasi të largohet nga Manchester United këtë verë. 34-vjeçari u ka bërë të ditur personave të afërt se beson ende se mund të konkurrojë në nivele të larta në kontinent. Muajin e kaluar, Manchester United njoftoi se mesfushori brazilian do të largohet në fund të kontratës së tij, e cila skadon në qershor. Ai është lidhur menjëherë me një transferim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Casemiro dhe familja e tij kanë kaluar pushime në Florida dhe kanë udhëtuar drejt Majemit gjatë pushimit 13-ditor të United mes ndeshjeve së fundmi. Bashkëshortja e tij, Ana, ishte gjithashtu në Las Vegas në fillim të këtij muaji. Megjithatë, braziliani ruan ende një shtëpi familjare në Madrid dhe...
Burimi:
top-channel.tv