Asnjë minutë për Armando Brojën, Burnley dorëzohet në Londër ndaj Fulham

Asnjë minutë për Armando Brojën, Burnley dorëzohet në Londër ndaj Fulham

Transferta e Londrës ishte e hidhur për Burnley e Armando Brojës pasi Fulham e mundi me rezultatin 3-1 në një ndeshje ku sulmuesi i kombëtares shqiptare nuk u aktivizua asnjë minutë. Historitë e kësaj sfide u shkruan në 45 minutat e dyta pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0. Ishte pikërisht Burnley ai që e zhbllokoi rezultatin duke shënuar në minutën e 60 me Zian Flemming. Por skuadra e Cottagers reagoi duke përmbysur gjithçka në rezultat. Josh King në minutën e 67 barazoi rezultatin për Fulham, ndërsa 6 minuta më vonë erdhi edhe goli që përmbysi gjithçka për londinezët, ai i shënuar nga Harry Wilson. Në minutat shtesë, Fulham fitoi edhe një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Raul Jimenez, ndërkohë...