Premier League/ Liverpool e pëson në fund, ndalet Tottenham

Premier League/ Liverpool e pëson në fund, ndalet Tottenham

Liverpool barazoi 2-2 në transfertë kundër Fulham, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Premier League. Takimi nisi me avantazhin e vendasve, të cilët shënuan me anë të Wilson në minutën e 17-të të pjesës së parë. Në fraksionin e dytë, Wirtz baraspeshoi shifrat në minutën e 57-të, ndërsa Gakpo kaloi Liverpool-in në avantazh në minutat shtesë të lojës. Megjithatë, Fulham arriti të barazonte rezultatin në minutën e 97-të me anë të Reed. Pas këtij rezultati, Liverpool pozicionohet në vendin e katërt me 34 pikë, ndërsa Fulham mban vendin e 11-të me 28 pikë. Në ndeshjet e tjera të kësaj jave, Tottenham barazoi 1-1 me Sunderland, ndërsa Newcastle fitoi 2-0 ndaj Crystal Palace. Gjithashtu, Brentford mposhti Evertonin në transfertë me rezultatin 4-2.