Burimi:
gijotina.com

Foto © gijotina.com
Premier League/ Chelsea frenon City-n në “frymën e fundit”, Pep Guardiola justifikohet: Ata janë kampionët e Botës, jo ekip akademie
Java e 20 e Premier League e zhvilluar të dielën, mund të konsiderohet si java e barazimeve, kjo pasi skuadrat big nuk shkuan më shumë se sa shenja “X”. Sfida kryesore ishte ajo e zhvilluar mes Manchester City dhe Chelsea në “Etihad”. Tijani Reijnders zhbllokoi rezultatin në minutën e 42. Skuadra e Pep Guardiolës u mundua të administronte avantazhin gjatë fraksionit të dytë, pa mundur dot të mbyllte ndeshjen. Ndërkohë “blutë e Londrës” pa Marescën e shkarkuar në pankinë e në pritje të zyrtarizimit të teknikut të ri, gjetën forca duke mos u dorëzuar deri në fund dhe mundi i tyre u shpërblye pikërisht në “frymën e fundit”, teksa në kohën shtesë do të ishte Enzo Fernandez që përfitoi nga një rrëmujë në zone e...







