“Prej vitesh fazën e fundit e fiton më i forti në tavolina, jo në fushë”, gazetari sportiv analizon finalen e Kupës së Shqipërisë
Gazetari sportiv Fatjon Baze ka analizuar këtë të martë fundin e edicionit në Kategorinë Superiore, finalen e Kupës së Shqipërisë që luhet mbrëmjen e sotme, si dhe sfidat vendimtare të fazës “Final 4”. Sipas tij, të gjitha ekipet e mbyllën sezonin në pozicionet që meritonin, bazuar në atë çfarë kanë dhuruar gjatë gjithë edicionit. Gazetari komentoi edhe ndeshjet e shumëpërfolura të fazës së katërt, për të cilat u hodhën akuza dhe dyshime të shumta. “Finalja e mbrëmjes së sotme pritet të dhurojë emocione, pasi përballen dy ekipe që synojnë ta mbyllin sezonin me një trofe. Kemi një Egnatia me trajner të ri, Nevil Deden, dhe në këndvështrimin tim kjo është prova e parë reale e tij në stolin e rrogozhinasve. Them reale, sepse pavarësisht se...
Burimi:
javanews.al