Prapaskena e “kodit sekret” të përdorur nga Rocchi, “La Repubblica” zbulon shenjat që zgjedhësi i arbitrave “drejtonte” VAR-in
Sipas disa pasazheve të zbardhura nga “La Repubblica”, Rocchi nuk ndikonte në vendimet e VAR-it vetëm duke u trokitur në xham arbitrave, të cilët ndodheshin në dhomën e famshme. Sipas hetuesve Rocchi përdorte shenjat e një prezantuesi të njohur italian. Bëhet fjalë për lojën “Gioca Jouer” të Claudio Ceçhetto. Ashtu si ky i fundit Rocchi komunikonte me arbitrat në VAR me anë të duarve. Kur dora ishte e ngritur atëherë arbitrat në VAR “nuk duhet të ndërhynin” ndërsa kur grushti ishte i mbyllur sinjali për arbitrat ishte që të “mos ndërhynin”. Me pak fjalë Rocchi drejtonte vetë VAR-in edhe pse ishte “i jashtëm”. Kjo situatë është dokumentuar në ndeshjen e 1 marsit mes Udinezes dhe Parmës ku përzgjedhësi i arbitrave ka kushtëzuar video-analizuesin e ndeshjes,...
Burimi:
javanews.al