Poloni-Shqipëri/ Anglezi Taylor do të vendosë drejtësi, gjykoi kuqezinjtë dhe në ndeshjen me Çekinë
Do të jetë një klasë arbitrare angleze ajo që do të vendosë drejtësi në ndeshjen shumë të rëndësishme mes Polonisë dhe Shqipërisë të vlefshme për playoffin e Botërorit 2026 me kuqezinjtë që synojnë të bëjnë historinë dhe të kualifikohen për herë të parë në fazën finale të kompeticionit më madhor në futboll Gjyqtar kryesor i kësaj ndeshjeje do të jetë pikërisht Anthony Taylor i cili ka vendosur drejtësi edhe në përballjen që skuadra jonë kombëtare zhvilloi me Çekinë në Pragë në shtator të 2023 e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024, një sfidë që u mbyll me barazimin 1-1. Asistentë të Anthony Taylor në këtë përballje do të jenë Gary Beswick dhe Adam Nunn, ndërsa gjyqtar i katërt është caktuar lituanezi Donatas Rumšas. Në sallën...
Burimi:
ntv.al