Polemika e motorëve në F1, FIA ende pa një vendim për kompresionin
Një takim i nivelit të lartë mes FIA-s dhe prodhuesve të motorëve të Formulës 1 u zhvillua këtë javë pa arritur asnjë vendim për polemikën teknike mbi raportin e kompresionit të njësive të fuqisë për sezonin 2026. Sipas “Crash.net”, pavarësisht presionit nga Ferrari, Honda dhe Audi, FIA ka vendosur të ruajë mënyrën aktuale të matjes. Rregullorja parashikon një raport maksimal kompresioni 16:1, i cili matet kur motori është në temperaturë ambienti. Kundërshtarët e Mercedesit dhe Red Bullit dyshojnë se këto ekipe kanë përdorur materiale që zgjerohen me nxehtësinë, duke rritur kompresionin real gjatë funksionimit në pistë dhe duke krijuar një avantazh performance. Ky avantazh vlerësohet në rreth 15 kuaj fuqi, ose deri në 0,3 sekonda për xhiro, që mund të përkthehet në 15-20 sekonda përfitim...
Burimi:
gijotina.com