Polakët publikojnë listën e kufizimeve për të hyrë në stadium

Polakët publikojnë listën e kufizimeve për të hyrë në stadium

Orari i hapjes së stadiumit. Dyert e stadiumit hapen në orën 18:45. Ndeshja nis në orën 20:45. Tifozët këshillohen të mbërrijnë sa më herët për të shmangur radhët dhe për të mos humbur fillimin e ndeshjes. Mos sillni me vete bagazhe apo çanta të mëdha që nuk janë të nevojshme. Hyrja e tifozëve shqiptarë në stadium. Hyrja e dedikuar për tifozët e Shqipërisë është Gate 10, në anën verilindore të stadiumit (rruga Sivca). Pas kontrollit të parë të sigurisë, tifozët duhet të ndjekin hyrjen L, sipas biletës. Personat me aftësi të kufizuara këshillohen të përdorin Gate 1. Autoritetet polake paralajmërojnë se ekziston rrezik për përplasje mes grupeve huliganësh para ose pas ndeshjes, ndaj tifozët shqiptarë duhet të tregojnë kujdes maksimal gjatë qëndrimit në Varshavë. Tifozët...