“Pogradeci del kampion, mbaje regjistrim këtë video”, Zguro: Takaj ka përvojë? Ne kemi lojtarë me më shumë përvojë se ata të Skënderbeut
Vagjel Zguro beson ende te ngjitja në Superiore si kampion. Përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN”, lojtari 32-vjeçar është shprehur se Pogradeci do ta përfundojë kampionatin e Kategorisë së Parë në krye të renditjes, pavarësisht diferencës prej 8 pikësh me Skënderbeun e vendit të parë. Ai ka shtuar se përvoja e Takajt si president nuk mund të jetë një faktor, pasi edhe në ekipin e Pogradecit ka lojtarë me mjaft eksperiencë. “Në çfarë vendi del Pogradeci këtë vit? Kampion. Kampion në Kategorinë e Parë. Jemi 1 pikë larg Laçit të vendit të dytë dhe 8 pikë larg Skënderbeut të vendit të parë. Mbaje regjistrim këtë video dhe në fund të sezonit ma nxirr. Unë personalisht si lojtar kështu e...
Burimi:
sportekspres.com