“Po të isha te Milani, jo vetëm do të rinovoja me Modric. Do t’i ofroja 5 vite kontratë”

“Po të isha te Milani, jo vetëm do të rinovoja me Modric. Do t’i ofroja 5 vite kontratë”

Te Milani janë të kënaqur me Luka Modric. Performanca e ish-mesfushorit të Real Madridit ka qenë e shkëlqyer që nga zbarkimi në Lombardi verën 2025. Pavarësisht 40 viteve mbi supe, kroati nuk e ka humbur talentin dhe formën fizike. Tashmë disa zëra kërkojnë rinovimin e tij, pasi kontrata përfundon në qershor me klubin kuqezi. Një nga admiruesit më të mëdhenj të tij është ish-lojtari i shumë skuadrave të Serie A, përfshirë Interin dhe Milanin, dy ekipe që nesër përballen në derbin e Madoninës. Christian Vieri tha: “Nëse do të isha te Milani, nuk do të rinovoja me Modric; do t’i ofroja 5 vite kontratë”. Më tej shtoi: “Ai dhe Rabiot janë dueti perfekt në mesfushë”. Për Lautaron tha: “Është sulmuesi më i mirë qendror në...