“Po më dridhej zëri kur fola me Ibrahimovic-in”, Jashari shfaq hapur ambicien: Kam ardhur këtu për të fituar

“Po më dridhej zëri kur fola me Ibrahimovic-in”, Jashari shfaq hapur ambicien: Kam ardhur këtu për të fituar

Ardon Jashari ka rrëfyer për “Il Foglio”-n transferimin e tij të Milani. Mesfushori shqiptar ka treguar se Club Brugge refuzonte me çdo kusht largimin e tij, por ai e dinte me bindje se Milani do të bënte gjithçka për ta bindur. Jashari tregon se telefonatën e parë nga Igli Tare e ka marrë gjatë kohës kur po shijonte pushimet e tij në Ibiza, ndërsa shton se zëri nisi t’i dridhej kur pak ditë më vonë komunikoi me Zlatan Ibrahimovic-in. “E mbaj mend mirë atë periudhë. E kisha përfunduar sezonin me Club Brugge-n, duke fituar Kupën e Belgjikës, dhe isha një nga lojtarët më të fortë në skuadër. Klubi absolutisht nuk donte të më shiste. Pozicioni i tyre ishte i qartë. Flisja me agjentin tim çdo...