“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

“Po lëmë pas një vit historik për futbollin shqiptar”, Duka: Kemi ëndrra të mëdha…(VIDEO)

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në prag të festës së ndërrimit të viteve uron të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit përmes një video-mesazhi për një vit sa më të mbarë. Në këtë video-urim, kreu i qeverisë së futbollit shqiptar shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata që kontribuojnë çdo ditë që futbolli shqiptar të zhvillohet, ndërsa vlerëson vitin 2025 si historik për lojën tonë të bukur. Në mesazhin e tij, Presidenti Duka përmend organizimet e suksesshme të FSHF-së, finalet e Euro U-17 dhe mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si edhe kualifikimin historik të Kombëtares shqiptare në fazën play-off të Botërorit 2026. Më poshtë, mesazhi i plotë i Presidentit Armand Duka: “Në prag të ndërrimit të viteve, dua t’i drejtohem...