Përplasje PSG-Dembele për rinovimin, Al-Khelaifi mesazh sulmuesit: Kemi një limit pagash, klubi mbi të gjitha
Ousmane Dembélé kujtoi pse u kurorëzua fitues i Topit të Artë 2025 në ndeshjen kundër Lille, e cila u vendos me një dopietë spektakolare. Por rikthimi i tij në fushë, gjithashtu dërgon një mesazh të qartë për klubin parizien, i cili dëshiron t’i rinovojë kontratën, megjithëse jo për ndonjë shumë të madhe. Sipas shtypit francez, PSG i ka ofruar yllit francez një pagë prej 30 milionë eurosh në vit plus një bonus të konsiderueshëm, në përputhje me politikën aktuale të klubit. Megjithatë, Dembélé thuhet se kërkon dyfishin e kësaj shume për të zgjatur kontratën e tij, e cila skadon në vitin 2028. Presidenti Nasser Al-Khelaïfi, i intervistuar në “Canal+”, konfirmoi lëvizjen e klubit drejt një limiti pagash: “Ne kemi një limit pagash, siç e dinë...
Burimi:
telesport.al