Përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri do të jetë në mbrojtje dhe do të kushtojë 25 milionë euro

Përforcimi i parë i Interit për sezonin e ri do të jetë në mbrojtje dhe do të kushtojë 25 milionë euro

3 Mars 2026 19:29 Telesport Inter mesa duket ka piketuar përforcimin e parë që do të bëjë gjatë merkatos së verës. “Il Giornale” raporton se Inter ka “prenotuar” që tani transferimin e Oumar Solet në verë. Qendërmbrojtësi francez ka rënë në sy me paraqitjet e mira dhe të qëndrueshme që ka bërë këtë sezon me Udinese-n, ndaj drejtuesit e Interit janë të gatshëm të paguajnë shifrën e kërkuar nga klubi friulian që është 25 milionë euro. Solet është nën kontratë me Udinese-n deri në vitin 2027 dhe për të mos rrezikuar largimin e tij falas pas një viti, klubi friulian është i gathëm të lejojë largimin e tij këtë verë. Përveç transferimit të Solet që mund të konsiderohet që tani si përforcimi i parë i...