No Image Available

Pep Guardiola: Ja pse ky vit nuk është i njëjtë me sezonin e kaluar për City

15 Janar 2026 12:53 Telesport Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në një deklaratë për mediat, ka shpjeguar se përse ky vit nuk është si sezoni i kaluar. “Ky sezon nuk ngjan me atë të shkuarin dhe arsyeja është mjaft e qartë. Është mënyra se si luajmë dhe energjia që kemi”, u shpreh Guardiola. Më tej, ai konfirmoi: “Mbetet e thjeshtë. Energjia dhe mënyra se si luajmë ka shtuar rastet që krijojmë, duke sjellë edhe një rritje të golave të shënuar”. “Vjet thjesht nuk e fusnim dot topin shumë shpesh në rrjetë. Këtë sezon është më ndryshe, kaq është diferenca. Nuk është vetëm një lojtar, janë shumë“, tha Guardiola.