Pasuesi i Alonsos, Reali zyrtarizon trajnerin e ri

Pasuesi i Alonsos, Reali zyrtarizon trajnerin e ri

Real Madrid ndërpreu bashkëpunimin me Xabi Alonson. Pas këtij vendimi, Los Blancos ka vendosur që të zyrtarizojë trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Alvaro Arbeloa, i cili do të marrë menjëherë drejtimin e skuadrës. NJOFTIMI I REAL MADRID Real Madrid njofton se Alvaro Arbeloa është trajneri i ri i ekipit të parë. Alvaro Arbeloa ka qenë trajner i Kastija që nga qershori i vitit 2025 dhe e ka kaluar të gjithë karrierën e tij si trajner në akademinë e të rinjve të Real Madridit që nga viti 2020. Ai drejtoi ekipin Infantil A në sezonin 2020-2021, duke fituar titullin e ligës, ekipin Cadete A në 2021-2022 dhe ekipin Juvenil A nga viti 2022 deri në vitin 2025. Si trajner i Juvenil A, ai arriti tripletën...