Pasioni për futbollin nuk njeh moshë: organizohet në Shkodër turneu i futbollit “Masters +40”
Shkodra, një nga qytetet më futbolldashëse në Shqipëri, është kthyer në epiqendrën e një aktiviteti të veçantë sportiv. Në qytetin verior po zhvillohet edicioni i parë i kampionatit 5×5 “Masters +40”, një turne që rikthen në fushë pasionin për futbollin dhe shpirtin garues të sportit amator. Ky kampionat organizohet për herë të parë në vendin tonë mes ekipeve të institucioneve të qytetit të Shkodrës nga Federata Shqiptare e Futbollit, me iniciativë të kryetarit të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër, Lazer Matija, në bashkëpunim me Shoqatën Pro Sport dhe Kolegjin e Arbitrave Shkodër. Turneu po mbledh së bashku sportdashës, ish-futbollistë dhe përfaqësues të institucioneve lokale, të cilët po përjetojnë sërish emocionet e lojës në fushën 5×5. Ritmi i shpejtë i ndeshjeve dhe atmosfera miqësore kanë krijuar...
Burimi:
telesport.al