Pasagiç, boshnjaku me pasaportë gjermane vishet i kuq

Pasagiç, boshnjaku me pasaportë gjermane vishet i kuq

Mbrojtësi boshnjak Omar Pasagiç ndjek Endri Çelajn dhe i është bashkuar ekipit të Partizanit në Abissnet Superiore. Kontrata e firmosur sipas klubit është 1+1. Njoftimi i klubit: FK Partizani ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Omar Pasagiç, i cili është zyrtarisht pjesë e familjes së kuqe. 28-vjeçari nga Bosnja dhe Hercegovina, i lindur në Gjermani, vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit me FC Metaloglobus Bukuresht në kampionatin rumun. Pasagiç aktivizohet kryesisht në qendër të mbrojtjes dhe këmba e preferuar e tij është e majta. Qendërmbrojtësi ka firmosur një kontratë 1+1 dhe menjëherë do ti bashkohet skuadrës në Pogradec, ku ekipi po zhvillon fazën përgatitore./Sportiim.al/ Post navigation