Pas zhgënjimit me Tiranën, Egnatia kërkon hakmarrje ndaj Flamurtarit

Pas zhgënjimit me Tiranën, Egnatia kërkon hakmarrje ndaj Flamurtarit

Egnatia po përpiqet të lërë pas humbjen me Tiranën dhe ecurinë jo të mirë që ka shfaqur që nga fillimi i vitit 2026, ku skuadra ende nuk ka shijuar fitoren. Edhe pse situata nuk është optimale, kampionët e Rrogozhinës mbeten ende në vendin e dytë të renditjes, vetëm tre pikë larg Vllaznisë kryesuese, dhe me një distancë të sigurt nga ekipet që kërcënojnë për një vend në “Final 4”. Për këtë arsye, në kampin rrogozhinas po përpiqen të shohin përpara dhe të lënë pas problemet e ndeshjes së fundit, ku pati pretendime për vendimet e gjyqtarit gjatë sfidës me Tiranën. Qëndrimi është i qartë: fokusi i plotë është rikthimi te rezultatet pozitive dhe mbajtja e vendit të lartë në renditje. FLAMURTARI – Këtë të premte,...