Pas Anglisë, Serie A, La Liga e Ligue 1 sot në fushë
Botërori 2026, ndikon te kampionatet europiane për të startuar shpejt ndeshjet në kampionatet përkatëse. Nuk ka pushime në Angli e cila dje luajti katër ndeshje ndërsa sot kampionate të tjera elitare startojnë vitin 2026. Kështu në Francë, radha e Tuluzë-Lens për raundin e 17-të të Ligue 1. Po ashtu Spanja do të nisë me një derbi madrilen ndeshjet e xhiros së 18-të. Në orën 21:00 përballë do të jenë Rajo Vajekano- Getafe. Ndërkohë Serie A ofron në 20:45 pëballjen Kaljari- Milan. Vendasit fituan javën e kaluar në Torino 1-2 ndërsa sot presin skuadrën kuqezi të Alegrit e cila qëndron vetëm një pikë poshtë Interit kryesues. Nesër radha e ndeshjeve të shumëta kalendarike. Në Premier Ligë, Serie A, La Liga e Ligue 1 me sfida interesante....
Burimi:
sportiim.al