Partizani shpëton nga humbja në frymën e fundit, barazim në derbin e vogël të kryeqytetit

Partizani shpëton nga humbja në frymën e fundit, barazim në derbin e vogël të kryeqytetit

Derbi i vogël i kryeqytetit mes Vorës dhe Partizanit është mbyllur në barazim 2-2, i vlefshëm për javën e 28-të në Abissnet Superiore. Minutat e fundit të pjesës së parë ishin vërtet spektakolare, ku brenda 10 minutave u shënuan dy gola. Në minutën e 43-të, Luiz Felipe gjen golin me kokë pas një topi të arhdur nga goditja e këndit dhe asistit po me kokë që mori nga shoku i skuadrës. Në minutën e 45+2′, Vora gjen edhe golin e dytë me Ohaegbulam, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e dënimit dhe mungesa e vëmendjes së mbrojtjes së kuqe. Në minutën e fundit shtesë, Partizani reagon duke ngushtuar shifrat me Doumbia, i cili shënoi me një goditje të bukur me të...