Partizani shkarkon Kërnajën

Partizani shkarkon Kërnajën

Derbi i humbur me Tiranën 2-1, i shoqëruar me 6 takime radhazi pa fitore, i kushton trajnerit të Partizanit Oltijon Kërnaja pozicionin e kreut të pankinës së kuqe. Klubi ka bërë publike lëvizjen si dhe ata që do të drejtojnë ‘Demat’ deri në fund të këtij edicioni. Postimi: FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka regjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit. Partizani dëshiron të falënderojë Oltijon Kërnajën për kontributin e dhënë gjatë kësaj periudhe në drejtimin e ekipit , duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në të ardhmen. Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori...