Partizani për mbijetesë, 3 pikë në 5 ndeshje

Partizani për mbijetesë, 3 pikë në 5 ndeshje

Partizani vijon të vuajë vazhdimësinë në këtë sezon, një problem që nisi të shfaqej në fundin e vitit të kaluar dhe po vazhdon edhe në 2026-ën.Në pesë ndeshjet e fundit të kampionatit mes fundit të vitit 2025 dhe 2026, të kuqtë kanë koleksionuar katër humbje dhe një fitore, duke marrë vetëm tre pikë, ndërsa në mes është edhe një triumf në Kupën e Shqipërisë ndaj Burrelit, ku kryeqytetasit siguruan kualifikimin në çerekfinale të këtij kompeticioni. Për t’iu rikthyer kampionatit, që është edhe kompeticioni kryesor i sezonit, me tre pikë në pesë ndeshjet e fundit, Partizani, së bashku me Teutën regjistron edhe rendimentin më të dobët ndër ekipet pjesëmarrëse të Superiores teksa edhe Bylis ka bërë më mire duke marrë katër pikë. Si pasojë e këtyre...