Partizani nis përgatitjet për Vorën, dy rikthime në kampin e kuq

Partizani nis përgatitjet për Vorën, dy rikthime në kampin e kuq

Pasi arkivoi ndeshjen dhe fitoren në Kupë me rezultatin 3-0 përballë Burrelit, te Partizani tashmë kanë nisur të mendojnë për kampionatin aty ku të enjten në orën 13:30 të kuqtë do t’i japin jetë fazës së tretë së Superiores. Përballë do të jetë Vora, sfidë e cila do të rikthejë skuadrën vorake në shtëpinë e tyre, një element që në entuziasmin e vendasve mund ta komplikojë edhe më tepër 90- minutëshin për 17-herë kampionët e Shqipërisë. Në kampin e të kuqve kanë nisur përgatitjet teksa pas mungesave në ndeshjen e Kupës, skuadrës dhe trajnerit Oltijon Kërnaja i rikthehet në dispozicion dyshja Andi Janjeva dhe Rrok Toma. Si mbrojtësi, ashtu dhe sulmuesi kishin shqetësime të vogla dhe tekniku Kërnaja duke qenë se ndaj Burrelit luhej edhe...