Partizani nis nga puna, kompleksi i nënshtrohet revolucionit
Partizani me një staf teknik për t’u zgjidhur, mbrojtësin Marçelo Prekën që operohet në Kroaci dhe një infrastrukturë që merr për mirë. Raportet e fundit theksojnë se tapeti sintetik po hiqet dhe në vend të tij do të vendoset bari natyral. Kështu ‘Arena e Demave’ pasi bëri “kërdinë” me dëmtime të shumëta të futbollistëve të tij, tani pritet të kthehet në një fushë komode, e përshtatshme për cilësi e siguri. Ndërkohë paralelisht te klubi 17 herë kampion i vendit do të nisin dhe punimet me dy qendrat stërvitore. “Shtëpia e Futbollit” konsideroeht vendi ideal për të kryer seancat e para përgatitore përpara se skuadra të zyrtarizojë përgatitjet intensive të verës. /Sportiim.al/ Post navigation
Burimi:
sportiim.al