Partizani i pari në Superligë edhe pa luajtur, Skënderbeu “macja e zezë“ për Tiranën

Partizani i pari në Superligë edhe pa luajtur, Skënderbeu “macja e zezë“ për Tiranën

Ndeshjet e javës së 10-të të Superligës në volejboll për meshkuj konfirmojnë Partizanin në krye të renditjes. Kryeqytetasit këtë javë ishin pushim, por qëndrojnë në vendin e parë, të shkëputur nga rivalët. Fitorja e tretë radhazi për Skënderbeun ndaj Tiranës në harkun kohor të dy javëve (Liga Gjergj Kastrioti, Kupa dhe sot kampionati). Korcarët fituan 3-0 (25-22, 26-24, 25-20) ndaj bardhebluve, në një ndeshje të fortë dhe me emocione deri në fund. Vllaznia arriti një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Studentin në kryeqytet me rezultatin 3-2 (25-21, 22-25, 17-25, 25-22, 15-12). Një ndeshje e hapur, ku të dyja ekiket rivalizuan fort, por në fund shkodranët morën dy pikë që i mbajnë në vendin e dytë. Pa probleme fiton Erzeni, që triumfoi 3-0 ndaj...