Partizani gjunjëzon Tiranën në 45′ e para. Dominim absolut i të kuqve, në lojë dhe rezultat (video)
Pjesa e parë e derbit të kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës, është mbyllur në avantazhin e të kuqve në shifrat 2-0. Në minutën e 12-të, pas një asisti fantastik të Rowan Human, ishte Vusal Isgandarli që dërgoi topin në rrjetën e Visar Bekaj me një goditje klasi me të djathtën, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Derbi u zhbllokua në minutën e 26-të, ku pas asistit të Human, ishte Sidibe i cili pasi kaloi mbrojtjen bardheblu, dërgoi topin në rrjetë dhe i dha avantazhin të kuqve. SHIKOGOLIN Në minutën e 37-të, Partizani dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të shpejtë dhe kombinimit perfekt Skuka-Sidibe-Isgandarli, sulmuesi azer “shkund” rrjetën e Bekaj për herë të dytë. SHIKOGOLIN2 Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Partizanin, që dominoi...
Burimi:
telesport.al