Partizani e Tirana shkojnë direkt në gjysmëfinalet play off, Skënderbeu ngjit shkallët në renditje

Partizani e Tirana shkojnë direkt në gjysmëfinalet play off, Skënderbeu ngjit shkallët në renditje

Asnjë surprizë pas ndeshjeve të javës së 13-të dhe të parafundit të sezonit të rregullt në volejboll për meshkuj. Partizani kampion fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë (26-24, 25-23, 25-17) dhe ka siguruar matematikisht vendin e parë në sezonin e rregullt. Një ndeshje me rivalitet në dy setet e para, me shkodranët që rivalizuan fort, por gabuan në pikët e fundit. Për Partizanin një fitore e rëndësishme, që e kualifikon direkt në gjysmëfinalet play off, pasi është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit. Një fitore të vështirë korri Tirana, që në “Fahrie Hoti” mposhti 3-1 Erzenin (25-22, 22-25, 25-21, 25-20). Të dyja ekipet dhuruan një ndeshje me emocione dhe rivalitet në të katërta setet, por në fund fitoi Tirana që siguron matematikisht vendin e dytë. Ngjit ndjeshëm shkallët në...