Partey në gjyq për pë*dhunim, lojtari i Ganës refuzoi t’i jepte dorën gjatë Botërorit

Partey në gjyq për pë*dhunim, lojtari i Ganës refuzoi t’i jepte dorën gjatë Botërorit

25 Qershor 2026 8:43 Alfred Lleshi Para ndeshjes Angli–Ganë ndodhi një episod që bëri bujë në rrjetet sociale. Gjatë përshëndetjeve tradicionale mes lojtarëve, Djed Spence refuzoi t’i shtrëngonte dorën Thomas Partey, duke kaluar pranë tij pa e përshëndetur. Pamjet nuk u transmetuan drejtpërdrejt në TV, por u publikuan më vonë në internet dhe ngjarja u kthye në temë diskutimi pas ndeshjes. Në konferencën për shtyp, trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, u pyet për incidentin, por u ndërpre nga një zyrtar i Federatës Angleze të Futbollit. Federata mbajti qëndrimin “no comment”, duke iu referuar procesit gjyqësor në vazhdim ndaj Partey. Edhe lojtarët e Ganës shmangën komentet, ndërsa vetë mesfushori nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Partey, aktualisht te Villarreali, u akuzua në korrik 2025 për 5...