Paraqitjet e legjionarëve/ Ramadani zgjidhet lojtari i ndeshjes, Hoxha, Muja & Shpendi kontribuojnë me asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Ramadani zgjidhet lojtari i ndeshjes, Hoxha, Muja & Shpendi kontribuojnë me asist

Vijojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm dhe duke konfirmuar formën e mirë në arenën ndërkombëtare. Ylber Ramadani ishte protagonist absolut me Lecce-n në përballjen ndaj Lazios, e cila u mbyll në barazim 0-0. Mesfushori i Kombëtares zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, duke u vlerësuar për sigurinë dhe ekuilibrin në mesfushë, ndërsa në përfundim të takimit u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes. Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Arber Hoxha në Europa League. Futbollisti i Kombëtares kontribuoi me asist në fitoren e thellë 4-1 të Dinamo Zagreb ndaj FCSB, duke qenë aktiv dhe i rrezikshëm në fazën ofensive gjatë gjithë takimit. Kontribut vendimtar dha edhe Arbnor Muja me St. Truiden. Sulmuesi...