Paraqitje pozitive të kuqezinjve në arenën ndërkombëtare, Muçi & Shpendi protagonistë me gola vendimtarë

Paraqitje pozitive të kuqezinjve në arenën ndërkombëtare, Muçi & Shpendi protagonistë me gola vendimtarë

Vazhdojnë paraqitjet pozitive të futbollistëve kuqezi që aktivizohen në arenën ndërkombëtare, duke dhënë kontribut të rëndësishëm me skuadrat e tyre respektive. Ernest Muçi po konfirmon formën e shkëlqyer me Trabzonspor. Futbollisti kuqezi realizoi një tjetër gol vendimtar në kampionat, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij në transfertë ndaj Kocaelispor. Muçi shënoi golin e dytë në minutën e 90+1, ndërsa Trabzonspor triumfoi me rezultatin 2-1. Ky ishte goli i tetë i Muçit në kampionat. Në mesjavë, ai shkëlqeu edhe në Kupën e Turqisë, ku shënoi dy gola dhe dha një asist në përballjen ndaj Istanbulspor. Paraqitje shumë të mirë zhvilloi edhe Cristian Shpendi, i cili ishte protagonist absolut me Cesena-n. Sulmuesi kuqezi shënoi dy gola në fitoren në transfertë ndaj Reggiana-s, duke i dhënë skuadrës...