“Paolo Maldini te Lazio”… Gafë e bujshme në faqen e Serie A, tifozët shpërthejnë në të qeshura…
29 Janar 2026 8:20 Alfred Lleshi Në një periudhë kur merkatoja e Lazios po diskutohen shumë, protagonistja e pavullnetshme e një “meme” virale u bë befas Lega Serie A. Në faqen zyrtare u shfaq njoftimi: “Paolo Maldini kalon nga Atalanta te Lazio”. Një lajm që u përhap menjëherë në rrjet, sidomos mes tifozëve bardhekaltër. Komentet ironike dhe batutat sarkastike pushtuan rrjetet sociale, duke vënë në shënjestër gafën e dukshme institucionale. “Në rregull që është pak i moshuar, por Paolo Maldini na pëlqen si pasardhës i mundshëm i Romagnolit”, – shkroi me humor një tifoz i Lazios, duke përmbledhur frymën e përgjithshme të reagimeve online. Më pas, Lega Serie A e korrigjoi gabimin, duke zëvendësuar emrin e pasaktë me atë të duhur; Daniel Maldini.
Burimi:
telesport.al