Pankina e re/ Laçi zgjedh Qatip Osmanin

Pankina e re/ Laçi zgjedh Qatip Osmanin

Ish trajneri i Vllaznisë, Strugës, Malishevës, Shkëndijës së Tetovës dhe shumë skuadrave të tjera Qatip Osmani merr drejtimin teknik të skuadrës së Laçit. Kurbinasit ndërsa pas një edicioni në Kategori të Parë u rikthyen si kampionë në elitë, kërkojnë të jenë sërish protagonistë në Superiore dhe kjo ndërmarrje e re e tyre mishëron sigurinë që mund të vijë nga një trajner ekspert si Osmani. Mbetet për t’u parë si si do të operohet në vijim pasi lojtarë të caktuar si Mjaki dhe Tresa janë larguar zyrtarisht. Post navigation