Burimi:
gijotina.com

Foto © gijotina.com
Panathinaikos në sulm për Juljan Shehun, Widzew Lodz i vendos çmimin
Juljan Shehu ishte surpriza e madhe e Sylvinho-s gjatë vitit 2025, një risi absolute, me mesfushorin që nga një zbulim u shndërrua në titullar fiks në Kombëtare. Jo vetëm me fanellën kuqezi, Shehu mbylli një vit fantastik me Widzew Lodz, një nga lojtarët më të spikatur në Poloni. Forma e shkëlqyer e Shehut nuk ka kaluar në heshtje pasi për mesfushorin shqiptar interesohen disa ekipe të rëndësishme në Evropë, mes tyre Panathinaikos. Ekipi grek do të futet në merkato gjatë janarit me një objektiv të qartë, të përforcojnë mesfushën. Në majën e listës së dëshirave është vendosur pikërisht Juljan Shehu, por Widzew Lodz nuk ka ndërmend të dorëzohet lehtë, por i kanë vendosur një çmim. Në kushte komode për të negociuar, pasi Shehu ka një...







