Pa trajner, por Chelsea planifikon goditjen e bujshme. 160 milionë euro për yllin problematik

Pa trajner, por Chelsea planifikon goditjen e bujshme. 160 milionë euro për yllin problematik

5 Janar 2026 18:11 Telesport Edhe pse ende nuk ka zgjedhur trajnerin e ri pas shkarkimit të Enzo Maresca, drejtuesit e Chelsea-s duket se kanë nisur që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme. “The Guardian” zbulon se Chelsea po planifikon transferimin e Vinicius Junior, për të cilin është gati të ofrojë 160 milionë euro, shifër brenda pritshmërive të Real Madridit. Sipas raportimit në fjalë, Chelsea do të tentojë transferimin e anësorit brazilian që në merkaton e janarit, por shanset më të mëdha janë në merkaton e verës. Në anën tjetër, Vinicius Junior është në bisedime me Real Madrid për rinovimin e kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027, por deri tani nuk ka tym të bardhë, pavarësisht dëshirës së mirë...