Pa Rashford dhe Raphinha ndaj Atletico Madridit, flet Flick: Jam i shqetësuar për ta
11 Shkurt 2026 13:26 Alfred Lleshi Përveç dëmtimit të fundit të Marcus Rashford, trajneri Flick ka një tjetër shqetësim prej disa kohësh: problemet fizike të Raphinha, që e mbajnë jashtë fushës. Duke qenë se Rashford dhe braziliani kanë karakteristika të ngjashme dhe luajnë zakonisht në të njëjtin pozicion, mungesa e tyre është një “dhimbje koke” për trajnerin gjerman para ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Atletico Madridit. Në konferencë për shtyp, Flick nuk zbuloi kush do t’i zëvendësojë, edhe pse u përmendën Ferran Torres, si dhe opsionet Fermin Lopez apo Dani Olmo. “Duhet të kujdesemi për Raphinha, – tha ai, – sepse jep gjithmonë gjithçka. Nuk jam i lumtur me këtë situatë sepse na duhet, ashtu si na duhen Gavi dhe Marcus… Megjithatë, këto gjëra ndodhin...
Burimi:
telesport.al