Pa Conte-n nuk ka festë, Napoli ngec ndaj Parma-s, “arratiset” Inter (VIDEO)
Pa Conte në stol, Napoli nuk është i njëjti ekip, kjo u vërtetua sërish, me blutë që ngecën në një “X” pa gola përballë Parma-s, për më tepër brenda në “Maradona”. Ky ishte barazimi i tretë radhazi duke bërë që Inter të shkëputet me 6 pikë në garën për titull. Të shtyrë dhe nga publiku, Napoli ishte dominues, kishte kontrollin total të lojës, madje gjetën edhe golin e avantazhit me McTominay që në minutën e 11-të, por me ndihmën e sistemit VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Napoli spostoi Parma-n në gjysmëfushë, por në debutimin e tij në Serie A portieri Rinaldi zhvilloi një ndeshje fantastike ku në pjesën e parë ndali në dy raste të pastra si Buoingiorno-n ashtu edhe...
Burimi:
gijotina.com