Organizimi dhe siguria në stadiume, FSHF nis trajnimin me përgjegjësit e punonjësve të sigurisë

Organizimi dhe siguria në stadiume, FSHF nis trajnimin me përgjegjësit e punonjësve të sigurisë

10 Shkurt 2026 16:31 Telesport Federata e Futbollit ka nisur me sukses fazën e parë të trajnimeve për përgjegjësit e punonjësve të sigurisë steward, të cilët kanë role kyçe në mbarëvajtjen dhe sigurimin e ndeshjeve në stadiumet shqiptare. Ky trajnim ka si qëllim rritjen e performancës së shërbimeve të sigurisë në stadiume, duke u mbështetur në tre objektivat strategjike të UEFA-s: shëndeti, siguria dhe shërbimi ndaj spektatorëve. Pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri nga praktikat më të mira europiane dhe kanë analizuar sfidat e konstatuara gjatë takimeve ndërkombëtare dhe ndeshjeve të kampionateve shqiptare. Faza e dytë e programit do të përfshijë ushtrime praktike në stadiume, duke vendosur standarde të larta sigurie dhe organizimi për tifozët. Ky program tregon angazhimin e FSHF-së për organizimin e ngjarjeve sportive në...