Ora luksoze mbi 700.000 euro e Ronaldos “eklipsoi” fituesit e çmimeve në Dubai

Ora luksoze mbi 700.000 euro e Ronaldos “eklipsoi” fituesit e çmimeve në Dubai

Cristiano Ronaldo ishte sërish protagonist në “Globe Soccer Awards”. Këtë herë jo për golat apo rekordet, por për një orë luksoze që la shumë të habitur. Bëhet fjalë për “Patek Philippe Nautilus Chronograph Ref. 5980/1400G”, e vlerësuar rreth 770.000 dollarë (rreth 705.000 euro). Ora, prodhim i limituar, është prej ari të bardhë 18 karat, me numra dhe akrepa të të njëjtit metal të çmuar. Skeleti dhe rripi i orës janë të mbushura me diamante, duke e bërë pjesë të koleksionit të elitës. Cristiano, i cili vazhdon të aktivizohet në fund të karrierës dhe kërkon të arrijë 1000 gola në total, shtoi kështu një tjetër copë koleksioni në repertorin e tij të orëve milionëshe. Koleksioni përfshin vepra të tjera arti si: Girard-Perregaux Planetarium Tri-Axial (1.56 mln...