Nuk ka fitues në “Olimpico”, Milani ndalet nga Roma dhe e sheh Interin 5 pikë larg

Nuk ka fitues në “Olimpico”, Milani ndalet nga Roma dhe e sheh Interin 5 pikë larg

Në javën e 22-të të Serie A, Roma ka marrë barazimin e parë të sezonit, duke u ndalur në 1-1 ndaj Milanit në një ndeshje të fortë që zhvillohet në “Olimpico”. Pas kësaj ndeshjeje, Interi shkon në +5 pikë nga Milan, ndërsa Roma ngjitet në 43 pikë, duke u barazuar me Napolin dhe duke e vendosur Gasperinin përkrah Contes, në vendin e tretë. Në pjesën e parë, Roma ishte dominuesja e takimit, por iu mungonte finalizimi. Malen ishte shumë aktiv në zonën e 16 metërshit, por u ndal disa herë nga portieri i Milanit, Maignan, i cili bëri disa pritje vendimtare, duke shpëtuar skuadrën e tij. Po ashtu, Celik dhe Koné nuk arritën të shfrytëzonin mundësitë që iu dhanë, pasi Maignan ishte sërish në vendin...