“Nuk ishim të karikuar”, trajneri i Kombëtares: Goli i pësuar nga kaloi në ankth, ekipi ka shumë potencial

“Nuk ishim të karikuar”, trajneri i Kombëtares: Goli i pësuar nga kaloi në ankth, ekipi ka shumë potencial

Përvoja e Rolando Maranitt e Kombëtarja shqiptare nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Trajneri italian ka pësuar 2 humbje në po aq miqësore të zhvilluara. Pas disfatës 0-1 ndaj Luksemburgut në “Air Albania”, Marani është paraqitur përpara mediave në konferencë për shtyp. Ai ka deklaruar se nuk kishim të bënim me mungesë impenjimi nga ana e lojtarëve, por sezoni i gjatë ka dhënë efektet e tij. “Absolutisht jo. Nuk kishte mungesë impenjimi nga lojtarët. Madje, ishin të gjithë të disponueshëm. Ndoshta ka qenë aspekti psiko-fizik i faktit që jemi në periudhën kur kanë mbaruar ndeshjet e një sezonit shumë të gjatë. Nga ana tjetër është edhe zhgënjimi i nga eleminimi në ‘play off’ të botërorit. Ndoshtja kjo mund t’i ketë ndikuar...