Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
“Nuk e shikoj veten tek asnjëri”, Nadal për Sinner dhe Alcaraz: Njëri është i paparashikueshëm, ndërsa tjetri…
Ai ka mbetur në botën e tenisit falë Akademisë së tij, por pak më shumë se një vit pas tërheqjes, Rafa Nadal duket shumë larg botës që dikur e shihte si një nga lojtarët më të suksesshëm në histori. “Është një ndryshim jete që nuk e kam ndjerë shumë”, pranon ai në një intervistë me AS. “Ka kaluar vetëm një vit, e kam pranuar këtë jetë të re dhe e kam shijuar. Nuk e kaloj jetën time të përditshme duke menduar për tenisin. Natyrisht, falë Akademisë sime, e përjetoj çdo ditë, por nga një perspektivë krejtësisht e ndryshme”. Për Alcaraz dhe Sinner: “Nuk identifikohem as me njërin dhe as me tjetrin”, pranon Nadal. “Ata janë lojtarë të ndryshëm nga unë. Mendoj se Alcarazi është më...