Norvegjia me llogari ndaj Francës, trajneri luan me formacionin e dytë për të… humbur
Norvegjia është mposhtur sot nga Franca me rezultatin e thellë 1-4. Dembele shkëlqeu me tregolëshin e tij, ndërsa vend në listën e golashënuesve kishte edhe për Duenë. Por kjo humbje nuk i ka shqetësuar aspak nordikët. Këta të fundit luajtën me formacionin e dytë dhe prisnin të pësonin disfatë në fund. Një humbje i dërgonte ata në vendin e dytë, çka përkthehej në kundërshtar më të lehtë në raundin pasardhës. Tashmë Norvegjia do të përballet me Bregun e Fildishtë. ndërsa Franca do të ketë rival Suedinë./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com