Një tjetër emër del në skenë për sulmin e Barcelonës, kushton 30 milionë euro dhe është 23 vjeç

Një tjetër emër del në skenë për sulmin e Barcelonës, kushton 30 milionë euro dhe është 23 vjeç

5 Mars 2026 18:59 Telesport Pavarësisht se dëshira e madhe e Barcelonës për sulmin mban emrin e Julian Alvarez, katalanasit po shqyrtojnë edhe alternativa të tjera. Sipas “Fussballdaten”, Barcelona nuk ka hequr dorë nga ideja e transferimit të Fisnik Asllanit. Sulmuesi dardan po shkëlqen në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Hoffenheim, ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 7 asiste deri tani. Sipas të gjitha gjasave, 23-vjeçari do të largohet në verë nga Hoffenheim, duke ditur numrin e madh të klubeve që e duan. Klauzola e largimit të Asllanit është 30 milionë euro, shifër mëse e përballueshme nga katalanasit. Përveç Barcelonës, për Asllanin ka interes konkret edhe nga klubet e tjera të njohura si Borussia Dortmund, Bayern etj.