Burimi:
sportekspres.com
Foto © sportekspres.com
Një tjetër Asani dhe Shehu? Ditmar Bicaj i sigurt: Lorenzo Vila do ishte fantastik për Kombëtaren Shqiptare, kishte nivel të lartë në Europë
Jasir Asani e dërgoi Shqipërinë në Europian dhe Julian Shehu ishte një nga më të rëndësishmit e ekipit të Silvinjos që na dërgoi në Play Off-in e Botërorit. Të dy prodhime të futbollit shqiptar, të Superiores dhe Ditmar Bicaj i ftuar në emisionin Koha Shtesë kishte një tjetër bast. Ai shprehet se Lorenzo Vila do të ishte fantastik te Shqipëria pasi sipas trajnerit, lojtari i Dinamos ka treguar edhe një nivel të lartë atletik në ndeshjet e Europës.?“Unë kam qenë fanatik i prodhimit shqiptar, mendoj se 2-3 lojtar që janë më të spikaturit e Superiores janë të denjë për Kombëtaren. Për Jasir Asanin ishim skeptik, por ja ku ishte me perlat e tij na dërgoi në Europian. Pastaj është Julian Shehu, duhet t’i themi bravo...